Qëllimi kryesor i një biznesi është krijimi i të ardhurave dhe rritja e produktivitetit të tij që ti sigurojnë dhe jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri në treg.

Por si mund të arrihet kjo?

Të rrisësh të ardhurat mund të arrihet në forma nga më të ndryshmet por më e sigurta dhe më  e vështira është ajo e jetëveprimit ekonomik natyror të një biznesi i cili ka aftësinë të rikuperojë çdo humbje dhe të sigurojë vazhdimësi ekonomike të biznesit duke u përshtatur me kërkesat e tregut.

Pika kyçe e  të pasurit një veprimtari ekonomike natyrore nënkupton zhvillimin progresiv të kompanisë pa ndërprerje me ritëm të njëjtë  gjë e  cila çon në rritjen graduale të kapitalit human, zgjerimin gradual të procesit të punës, kapërcimin nga një fazë në një fazë tjetër biznesi në momentin e duhur pa u nxituar apo pa u vonuar në ndërrmarrjen e veprimeve. Punësim i vazhdueshëm, mbajtje  dhe zhvillim i burimeve njerëzore ekzistuese. Në këtë mënyrë do kemi ide të reja, forcë punëtore dhe aftësi të përmirësuara për të kryer një proces të ri pune apo dhe për të përvetësuar akoma dhe më mirë një proces ekzistues të punës.

.

Recruit Albania
× WhatsApp