Në fushën ndërkombëtare të rekrutImit një proces i mirëfilltë kërkon nga 1-4 muaj biznesi, bazuar kjo dhe në pjesën e specifikimeve dhe kërkesën e punonjësit. 70% e punëtorëve të cilët shumica janë gjysmë të kualifikuar kanë një kohë minimale të pakten 42 ditë, biznesi (6-7 javë), 13% e punonjësve të cilët kanë një profesion fiks apo profesione që kërkojnë kualifikime të larta kërkojnë 2-4 muaj ose 60-120 ditë kjo për disa arsye: kërkesa e tregut mund të mos përputhet me ofertën, specifikimet e kompanisë e cila kërkon të punësojë mund të mos përputhen me punonjësit që i ofrohen tregut apo dhe mos përputhje page apo kosto operacionale ndërveprimi. 17% i mbetur janë procese rekrutimi të shpejta të cilat zgjasin 28-36/40 ditë që japin zgjidhje momentale për biznesin në rastet kur kemi nevoja urgjente për forcë punëtore, mund të kenë kosto të vogël ose shumë të lartë për proces rekrutimi, kjo në varësi të ofertës e cila i paraqitet tregut në pikën më kritike të nevojës nga biznesi për të plotësuar vendin vakant. Një problem i cili mund të lindi nga kjo lloj formë rekrutimi mund të jetë mos kalimi i të gjitha filtrave rekrutues të punonjësit gjë e cila mund të përkthehet në kosto për kompanitë në një moment të dytë.