Pytje/Përgjigje

Recruit Albania është një kompani rekrutimi me qendër në Tiranë, Shqipëri e ristrukturuar në Qershor të vitit 2022, duke u regjistruar si një njësi e pavarur nga ish-njësia mëmë duke vepruar nën numrin e NIPT M21829016K. Me synimin dhe vizionin për të qenë një kompani lider në fushën e burimeve njerëzore në vend, rajon & më gjerë. Pjesë e një konglomerati me kompani nga më të mëdhatë në rajon me 12 sektorë në vetvete në fushën e veprimit.

 

RECRUIT ALBANIA  ka nën strukturën e vet, specialist burimesh njerëzore dhe trajner burimesh njerëzore të cilët operojnë në fusha të ndryshme si: 1) ndërtim 2) telekomunikacion 3) hoteleri 3) agrokulturë 4) industri e rëndë 5) fasoneri 6) industri e lehtë 7) përkujdesje & shërbim 8) telekomunikim.

Përveç pjesës së strukturës së brendshme ka dhe pjesën e strukturës së jashtme e e cila mbështetet nga specialistet e jashtëm të tregut të cilët kanë kontrata nënkontraktimi apo marrëveshjesh shit-blerje shërbimi për fusha të caktuara, duke bërë të mundur tejkalimin e çdo pengese që mund të haset në një proces të burimeve njerëzore qoftë në hapin e rekrutimit apo dhe të zhvillimit të kapitalit human.

 

1. Vendosja e objektivave dhe zgjedhja e aktiviteteve që përputhen më mirë me qëllimet e kompanisë:

Misioni dhe vizioni formojnë qëllimet

Qëllimet vendosin se ku po shkon kompania. Strategjitë dhe aktivitetet drejtojnë se si do të arrihet atje. Kështu, vendosja e qëllimeve është hapi i parë dhe kryesor në hartimin e një plani global të burimeve njerëzore.

Qëllimet tuaja duhet të reflektojnë në sa vijon:

Pse ekziston kompania juaj?

Kujt i shërben?

Pse bën atë që bën?

Vendosni një objektiv afatgjatë drejt të cilit punon organizata juaj globale.

Më shumë përkufizim përmes aktiviteteve

Hapi tjetër është identifikimi i aktiviteteve që arrijnë më së miri qëllimet që çojnë në një biznes të suksesshëm. Këto objektiva duhet të jenë të arritshme, afatshkurtëra që të shkojnë drejt objektivave të vendosura.

2. Gjetja e talentit

Pasi të përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë, bëhet pak më e lehtë të gjesh mendjet e duhura që u përshtaten atyre. Strategjia më e mirë globale e burimeve njerëzore është të mundësojë punësimin global.

 

Të bëhesh pjesë e një agjensie rekrutimi është diçka  dhe bashkëpunosh me një agjensi rekrutimi është diçka tjetër. Recruit Albania shkurton hendekun hierarkik dhe burokratik të një procesi rekrutimi, ska punëtor me miq apo të pakualifikuar që përzgjidhen, dhe mbi të gjitha shkurton kohën që duhet për të plotësuar x vend bosh. Punonjësi i cili mund të përkthehej në të ardhura të gjeneruar për kompaninë në vetvete. Duket e thjeshtë në pamje të parë mund të mendosh të punësosh dikë që të merret me këtë proces pa pasur nevojën e një agjensie rekrutimi, 1) do shpenzojë kohë për të gjetur personin e duhur për këtë punë 2) do shpenzojë para 3) të mungon faktori i punësimit Global  4) humbjet e shkaktuara gjatë kohës që kompania juaj do përpiqej të kryente gjithçka vetë do shkonin aq shumë sa zgjidhja në fund nuk do arrinte të mbulonte as kostot e veta.

 

Qëllimi kryesor i një biznesi është krijimi i të ardhurave dhe rritja e produktivitetit të tij që ti sigurojnë dhe jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri në treg.

Por si mund të arrihet kjo?

Të rrisësh të ardhurat mund të arrihet në forma nga më të ndryshmet por më e sigurta dhe më  e vështira është ajo e jetëveprimit ekonomik natyror të një biznesi i cili ka aftësinë të rikuperojë çdo humbje dhe të sigurojë vazhdimësi ekonomike të biznesit duke u përshtatur me kërkesat e tregut.

Pika kyçe e  të pasurit një veprimtari ekonomike natyrore nënkupton zhvillimin progresiv të kompanisë pa ndërprerje me ritëm të njëjtë  gjë e  cila çon në rritjen graduale të kapitalit human, zgjerimin gradual të procesit të punës, kapërcimin nga një fazë në një fazë tjetër biznesi në momentin e duhur pa u nxituar apo pa u vonuar në ndërrmarrjen e veprimeve. Punësim i vazhdueshëm, mbajtje  dhe zhvillim i burimeve njerëzore ekzistuese. Në këtë mënyrë do kemi ide të reja, forcë punëtore dhe aftësi të përmirësuara për të kryer një proces të ri pune apo dhe për të përvetësuar akoma dhe më mirë një proces ekzistues të punës.

 

Në fushën ndërkombëtare të rekrutImit një proces i mirëfilltë kërkon nga 1-4 muaj biznesi,  bazuar kjo dhe në pjesën e specifikimeve dhe kërkesën e punonjësit. 70% e punëtorëve të cilët shumica janë gjysmë të kualifikuar kanë një kohë minimale të pakten 42 ditë, biznesi (6-7 javë), 13% e punonjësve të cilët kanë një profesion fiks apo profesione që kërkojnë kualifikime të larta kërkojnë 2-4 muaj ose  60-120 ditë kjo për disa arsye: kërkesa e tregut mund të mos përputhet me ofertën, specifikimet e kompanisë e cila kërkon të punësojë mund të mos përputhen me punonjësit që i ofrohen tregut apo dhe mos përputhje page apo kosto operacionale ndërveprimi. 17% i mbetur janë procese rekrutimi të shpejta të cilat zgjasin 28-36/40 ditë që japin zgjidhje momentale për biznesin në rastet kur kemi nevoja urgjente për forcë punëtore, mund të kenë kosto të vogël ose shumë të lartë për proces rekrutimi, kjo në varësi të ofertës e  cila i paraqitet tregut në pikën më kritike të nevojës nga biznesi për të plotësuar vendin vakant. Një problem i cili mund të lindi nga kjo lloj formë rekrutimi mund të jetë mos kalimi i të gjitha filtrave rekrutues të punonjësit gjë e cila mund të përkthehet në kosto për kompanitë në një moment të dytë.

Niveli i punonjësit nuk përcaktohet nga Recruit Albania, niveli përcaktohet nga Punëdhënësi, bazuar mbi specifikimet për punonjësin të cilin kërkon të punësojnë, psh. Vitet e eksperiencës, gjuhët e huaja, mosha, koha për të cilën kërkon të ketë punonjësin në dispozicion.

Kriteret janë të pakta dhe strikte:

  1. Punëdhënësi duhet të sigurojë një kontratë një vjeçare për punonjësin.
  2. Duhet të jetë i gatshëm ti ofrojë akomodimin punonjësit për periudhën e kontratës.
  3. Punonjësit duhet të punojnë bazuar mbi kodin e punës të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësit dhe punëdhënësit.
  4. Punëdhënësi duhet të sigurojë transportin e punonjësit në rast se akomodimi i tij është më i lartë se 500 metra nga vendi në të cilin ai duhet të punojë.

 

Recruit Albania
× WhatsApp